Përdorimi i mbetjeve buqësore për Ngrohjen Qëndrore

Impianti i vetëm i Ngrohjes Qëndrore i furnizuar me mbetje buqësore- lëvoret e lulediellit i porositur në vitin 2012 gjendet në Sremska Mitrovica (Serbi). Industria e Energjisë Elektrike e Serbisë (EPS) investoi 2.5 M EURO për ndërtimin e bojlerit të biomasës (kapaciteti i instaluar është 18 MW), i përdorur për ngrohjen e 3,500 apartamenteve në ndërtesat shumëkatëshe dhe 80,000 metra katrorë të zyrave komerciale. Impianti i Ngrohjes Qëndrore në Sremska Mitrovica i furnizuar nga lënda e lulediellit

Impianti i vetëm i Ngrohjes Qëndrore i furnizuar me mbetje buqësore- lëvoret e lulediellit i porositur në vitin 2012 gjendet në Sremska Mitrovica (Serbi). Industria e Energjisë Elektrike e Serbisë (EPS) investoi 2.5 M EURO për ndërtimin e bojlerit të biomasës (kapaciteti i instaluar është 18 MW), i përdorur për ngrohjen e 3,500 apartamenteve në ndërtesat shumëkatëshe dhe 80,000 metra katrorë të zyrave komerciale.

Impianti i Ngrohjes Qëndrore në Sremska Mitrovica i furnizuar nga lënda e lulediellit

(lëvoret e lulediellit) sigurohet nga fabrika Victoria Oil që ndodhet në Sid (40 km larg nga impianti i ngrohjes qëndrore), bazuar në marrëveshjen 10 vjeçare të furnizimit. Victoria Oil është përgjegjëse për transportin e lëvoreve të lulediellit në impiantin e ngrohjes qëndrore (7-11 ton për kamion), dhe për deponimin e hirit pas djegies. Kapaciteti i ruajtjes operacionale për lëvoret e lulediellit në impiantin e ngrohjes qëndrore është 300 ton, që përfaqëson rezervën operative 5-ditore të lëndëve djegëse.

Prodhimi vjetor i nxehtësisë është 19.8 GWhth, dhe konsumimi lëndës djegëse është rreth 4,500 ton në vit. Efikasiteti i konvertimit të impiantit të ngrohjes qendrore është 86%. Kursimet vjetore të lëndës, krahasuar me përdorimin e gazit natyror, janë rreth 30% (250,000 EURO në vit).

Partnerët