STANDARDET TEKNIKE TË LËNDËVE DJEGËSE TË BIOMASËS

Standardet teknike janë rregulla që synojnë të sigurojnë që lëndët djegëse të biomasës të jenë të standardizuara dhe krahasuese dhe janë pregatitur për lëndët e tilla si peletat e drurit, birketat e drurit, ashklat, trupat e drurit të ndarë dhe peletat bujqësorë. Ato përcaktojnë kërkesat për lëndët djegëse të biomasës dhe përcaktojnë se si kontrollohet respektimi i këtyre kërkesave.

Një kuadër rregullator për përcaktimin, testimin dhe monitorimin e cilësisë së karburanteve të biomasës që përdoren për ngrohje nuk ekziston në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mungesa e standardizimit të lëndëve djegëse të biomasës është një pengesë e rëndësishme për zhvillimin e një tregu të qëndrueshëm të furnizimit me biomasë dhe ngrohje.

Standardizimi është një sistem modern që kontrollon dhe demostron përputhjen me kërkesat e përcaktuara në standardet teknike - nëpërmjet certifikimit dhe etiketimit, për të lehtësuar procedurat logjistike, për të lehtësuar tregtinë, për të parandaluar mashtrimin e konsumatorit dhe për të përmirësuar cilësinë e karburanteve të biomasës në Ballkanin Perëndimor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të zgjedhin të përdorin standardet ndërkombëtare për lëndët djegëse të biomasës (të zhvilluara nga psh. ISO ose CEN) ose për të zhvilluar standardet e tyre kombëtare.

Zbatimi i standardeve teknike është vullnetar dhe si i tillë nuk vendos ndonjë rregullore. Megjithatë, ligjet dhe rregulloret kombëtare mund t'i referohen standardeve teknike dhe madje të kërkojnë pajtueshmëri të detyrueshme me ta. Nëse produktet (p.sh. karburantet e biomasës) rregullohen me standarde teknike të detyrueshme, dhe ato nuk i plotësojnë këto standarde - ato nuk mund të futen në treg.

Objektivi kryesor i standardizimit teknik është që të gjithë palët e interesuara në zinxhirin e furnizimit me biomasë të ndjekin të njëjtat specifikime të produktit dhe të sigurojnë karburantet e biomasës me cilësi uniforme. Standardet më të rëndësishme teknike ndërkombëtare për karburantet  e biomasës përfshijnë:
ISO 17225 - përcakton klasat dhe specifikimet e cilësisë për karburantet e biomasës që vijnë nga pyjet dhe bujqësia.

Standardet më të rëndësishme teknike ndërkombëtare për karburantët e biomasës përfshijnë:

ISO 17225 – përcakton klasat e cilësisë dhe specifikimet për karburantet e biomasës që e kanë origjinën nga pyjet dhe bujqësia.

EN 15234 – përcakton procedurat për të përmbushur kërkesat e cilësisë (kontrollin e cilësisë) dhe përshkruan masat për të siguruar besimin që specifikimet e biomasës janë përmbushur (sigurimi i cilësisë); mbulon tërë zinxhirin e furnizimit, nga furnizimi i lëndëve të para me pikën e dërgimit tek përdoruesi përfundimtar.

EN 16214 – përcakton procedurat, kriteret dhe treguesit, duke përfshirë skemat e tyre të verifikimit dhe auditimit, për të siguruar dëshminë që lëndët e biomasës prodhohen duke respektuar parimet e qëndrueshmërisë.

Çertifikimi është një procedurë me të cilën një palë e tretë jep një siguri me shkrim se një lëndë djegëse e biomasës është në përputhje me standardet teknike. Dhënia e sigurimit me shkrim ose “çertifikata” bazohet në raportin e inspektimit dhe gjithmonë bëhet nga një palë e tretë.

Në mënyrë që të llogaritet në objektivat e detyrueshme të energjisë së rinovueshme kombëtare, lëndët e biomasës duhet të jenë në përputhje me kriteret e qëndrueshmërisë së BE-së. Një mënyrë që kompanitë të demostrojnë që biokarburantët e tyre janë në përputhje me kriteret është që të marrin pjesë në skemat vullnetare. BE njeh një numër skemash vullnetare që verifikojnë përputhjen me kriteret e qëndrueshmërisë për lëndët e biomasës (shih https://ec.europa.eu/energy/en/topics/renewable-energy/biofuels/voluntary-schemes për më shumë info).

Etiketimi i lëndëve të biomasës tregon se përputhja me standardet teknike është verifikuar dhe është një formë e komunikimit ndërmjet shitësit dhe blerësit.

Partnerët