Në fillim të vitit 1990, disa bashki Finlandeze filluan të investonin në sistemet e ngrohjes me biomasë për ndërtesat e bashkive, të tilla si shkollat dhe shtëpitë e pleqërisë (prodhimi<1MW). Në të njëjtën kohë fermerët krijuan një formë të re të sipërmarrjes rurale, të ashtë-quajturën “sipërmarrja e ngrohjes”. Kjo do të thotë që ata furnizonin klientët me ngrohtësi të prodhuar nga biomasa e pyjeve. Mënyra e veprimit është e tillë që sipërmarrësi kryesisht mbart përgjegjësinë për kujdesjen për ngrohjen e ndërtesave të ashkive dhe furnizimin me lëndë të biomasës.
Sipërmarrësit e ngrohjes ose ndërmarrja e ngrohjes është një sipërmarrës i vetëm, një kooperativë, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose një konsorcium, i cili kryen punën dhe mirëmbajtjen në fabrikën e ngrohjes dhe shet ngrohjen. Ndërmarrja e ngrohjes zakonisht funksionon në nivel lokal, dhe lënda kryesore është biomasa drusore. Lëndët vijnë nga pyjet e vetë sipërmarrësit ose nga pronarët e pyjeve lokale ose industria e përpunimit të drurit. Sipërmarrësi i ngrohjes vepron në fabrikën e ngrohjes dhe fiton të ardhura bazuar në sasinë e nxehtësisë së prodhuar.
Bashkitë kanë rolin kryesor në krijimin e ndërmarrjeve të ngrohjes, pasi ato zotërojnë ndërtesa publike, siç janë shkollat dhe shtëpitë e pleqërisë që kanë nevojë për ngrohje. Bashkitë mund t'i blejnë këto shërbime nga sipërmarrësit lokalë. Në këtë mënyrë, paratë e shpenzuara më parë për ngrohje tani qarkullojnë në nivel lokal, duke nxitur jetesën lokale dhe rritur sasinë e të ardhurave të tatueshme në nivel lokal.
Ekzistojnë dhe konsorciume sipërmarrëse me 2-4 anëtarë secila. Shumica e impiantëve janë ndërtesa shkollore dhe prodhimi tipik i bojlerit 60–300 kWth. Në këto impiante më shumë se 50% e lëndëve të drurit janë prodhuar nga pyjet e tyre dhe pajisjet private.
Vetëm në një numër të vogël të impianteve, ngrohja është realizuar nga një kompani me përgjegjësi të kufizuar që ka investuar në pajisjet e prokurimit të drurit ose në një kaldajë.
Në kooperativën e ngrohjes, mënyra e operimit është e tillë që pronarët e pyjeve të bashkëpunojnë në prokurimin dhe shpërndarjen e lëndëve djegëse te objektet e konsumatorit. Anëtarët e kooperativës gjithashtu fitojnë të ardhura në formën e interesit të paguar për kapitalin e investuar dhe dividentët e paguar nga kooperativa. Zgjidhja e bashkëpunimit është e përshtatshme kur kemi të bëjmë me ngrohjen e entiteteve më të mëdha se një ndërtesë e vetme, për shembull, impiantet e ngrohjes qendrore.
Burimi: Sipërmarrja e Ngrohjes me Biomasë në Finlandë—E. Alakangas, VTT.