FJALORI I TERMAVE

D

Djegia e karbonit

Përfundimi i procesit të djegies në të cilin i gjithë karboni i papërpunuar i gaztë dhe i ngurtë oksidohet në dioksid karboni.

F

Furra

Dhoma kryesore e djegies të biomasës. Termi gjithashtu i referohet aparateve për ngrohje me ajër. Gazifikimi: Reaksioni i pirolizës në të cilin biomasa e nxehtë konvertohet në gazra të djegshëm në zonën primare të djegies. Gjithashtu i referohet konvertimit të karbonit në gazra të djegshëm në mungesë të oksigjenit dhe në procesin e përgjithshëm të konvertimit të biomasës, në një mjedis pa oksigjen, për të djegur gazet me përmbajtje të mesme-Btu që nuk digjen menjëherë, por janë të ftohur dhe të pastruar për t'u përdorur në mënyra të ndryshme.

H

Hiri përfundimtar

Hiri që mbidhet poshtë grilës së furrës me djegie.

Hiri që fluturon

Hiri ajror i transportuar përmes dhomës së djegies nga gazrat e nxehtë të shkarkimit dhe zakonisht depozitohet në pasazhet e shkëmbyesit të nxehtësisë së bojlerit.

K

Konsumimi i ngrohjes

Sasia totale vjetore e ngrohjes që nevojitet për një ndërtesë. Mund të shprehet në njësi energjie (kWh) ose njësi të lëndës djegëse (tonet e biomasës).

L

Lënda djegëse jeshile e biomasës

Lënda e biomasës që nuk është tharë në mënyrë të konsiderueshme, me afërsisht të njëjtën lagështirë si në korrje.

Lëndë djegëse e bluar

Lënda djegëse e biomasës e prodhuar nga bluarja e formave të ndryshme të drurit dhe mundësisht të përzier me tallash. Shpesh ky term i referohet lëndëve djegëse me cilësi të ulët. Nëse prodhohet nga skrap i thatë i pastër, me cilësi të lartë, mund të jetë një lëndë djegëse shumë cilësore.

M

Mbetjet e kulturave bujqësore

mbetjet që rrjedhin nga kulturat bujqësore, siç janë drithërat e vegjël (gruri, elbi, tërshëra, thekra dhe orizi), misri dhe vajrat (luledielli). Këto mbetje janë përfshirë në tokë, djegur në fushë, ose të mbledhura dhe të përdorura për qëllime të ndryshme (të tilla si ushqimi i kafshëve, shtrati dhe kultivimi i kërpudhave).

Mediumi i tranferimit të nxehtësisë

Një lëng (qoftë ujë, avull ose ajër) që mbart nxehtësinë nga sistemi i djegies te pika e përdorimit.

S

Shkëmbyesit e nxehtësisë

Një pajisje që transferon nxehtësinë nga një rrjedhje të lëngshme te një tjetër. Shkëmbyesi më i zakonshëm i nxehtësisë në sistemet e djegies së biomasës është bojleri/kaldaja, i cili tranferon nxehtësinë nga gazrat e djegies së nxehtë te uji i bojlerit.

V

Volatiles

Elementët e lëndëve djegëse të aftë për t'u konvertuar në gazra me temperatura mjaft të ulëta.

Partnerët