KOSTOT E NGROHJES ME BIOMASË

Afërsisht gjysma e energjisë së përdorur në banesa shkon për ngrohje. Futja e ngrohjes në bazë të biomasës ju ndihmon të bëni përmirësime të kursimit të energjisë në shtëpinë tuaj dhe të gjeni mënyrën më të mirë për të ulur koston e ngrohjes.

Nga perspektiva e konsumatorit final në Ballkanin Perëndimor, kursimet financiare të krijuara nga futja e ngrohjes në bazë të biomasës shpesh janë shumë të rëndësishme. Në shumicën e rasteve, zëvëndësimi i një sistemi ekzistues të ngrohjes me një teknologji ngrohjeje të bazuar në biomasë mund të zvogëlojë shpenzimet në mënyrë domethënëse. Për shembull:

  • Ngrohja me soba efikase druri kundrejt pajisjeve elektrike mund të gjenerojë kursime deri në 40-74%
  • Ngrohja me soba druri moderne dhe efikase kundrejt sobave të drurit të vjetra dhe jo efikase mund të gjenerojë kursime deri në 51-53%
  • Ngrohja me bojlerë të vegjël me ashkla kundrejt pajisjeve elektrike mund të gjenerojë kursime deri në 52-77%
  • Ngrohja me bojlerë të vegjël me ashkla kundrejt naftës së lehtë/ LPG për bojlerë të vegjël mund të gjenerojë kursime deri në 49-70%
  • Ngrohja me soba me peleta kundrejt pajisjeve elektrike mund të gjenerojë kursime deri në 12-51%
  • Ngrohja me bojlerë të vegjël me peleta kundrejt pajisjeve elektrike mund të gjenerojë kursime deri në 22-59%

Ngrohja me biomasë mund të çojë në kursime të konsiderueshme vjetore, veçanërisht për përdoruesit që kanë kërkesa të larta të përdorimit të nxehtësisë. Kostoja e nxehtësisë së prodhuar nga ashklat e drurit ose drurët e zjarrit është dukshëm më e ulët se kostoja e ngrohjes së prodhuar nga nafta, gazi ose energjia elektrike.

Përdorimi i biomasës për ngrohje redukton varësinë nga shpenzimet e luhatshme të ngrohjes që lidhen me lëndët djegëse fosile dhe mbështet ekonominë lokale.

Në varësi të llojit të shtëpive, opsionet më tërheqëse për ngrohjen me biomasë – që sigurojnë përfitimet më të mëdha për qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë :

Në ndërtesa të pavarura
  • Zëvëndësimi i sobave të drurëve jo efikase me soba efikase
  • Kalimi nga pajisjet e ngrohjes elektrike në sobat efikase me biomasë
Në ndërtesa shumëkatëshe
  • Kalimi nga pajisjet ngrohëse elektrike në bojlerët me ashkla druri

 Krahasimi i qëndrueshmërisë ekonomike, të opsioneve të ngrohjes me biomasë me karburantet fosile dhe opsionet e enrgjisë elektrike, është paraqitur në tabelë. Ana e majtë prezanton opsionet e ngrohjes në bazë të biomasës që janë krahasuar me opsionet e ngrohjes të listuara në rreshtin e parë, duke përdorur të njëjtin lloj pajisjeje për ngrohje.

 

Partnerët