Pajisjet e ngrohjes me biomasë

Teknologjitë për Sistemet e Ngrohjes Qendrore të Biomasës

Sistemet modernë të biomasës DH janë të pajisur me sisteme të kontrollit të proceseve që mbështesin operimin e plotë automatik të sistemit. Dizajni i sistemit DH është gjithmonë i bazuar në ngarkesën e nxehtësisë së sistemit dhe zgjedhja e teknologjisë së prodhimit të nxehtësisë është e bazuar në kapacitetin e kërkuar dhe përzierjen e planifikuar të lëndëve djegëse. Për bojlerët/kaldajat DH të bazuara në biomasë janë të disponueshme disa teknologji të ndryshme furrash me karakteristika dhe aplikacione të ndryshme, në varësi të kapacitetit të bojlerit dhe tipit dhe vetive të biomasës ( për shembull, përmbajtja e hirit dhe lagështisë).
Lexo më shumë

Standardizimi Teknik dhe certifikimi i pajisjeve të ngrohjes me biomasë

Një kuadër rregullator për përcaktimin, testimin dhe monitorimin e cilësisë së ngrohësve me biomasë nuk është i zhvilluar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesa më e madhe e ngrohësve me biomasë që ndodhen në treg nuk i janë nënshtruar testimit të përcaktuar nga standardet e EN. Cilësia e ajrit, shëndeti njerëzor, mbrojtja e burimeve natyrore dhe zhvillimin i tregut të qëndrueshëm të pajisjeve ngrohëse me biomase kërkojnë një politikë që inkurajon prodhimin dhe shitjen e pajisjeve ngrohëse me biomasë të sigurta dhe të pastra.
Lexo më shumë

Pajisje Ngrohjeje me Biomasë të Shkallës së Vogël

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, prodhuesit e pajisjeve të ngrohjes me dru-të tilla si sobat, bojlerët e vegjël, ngrohësit me peleta druri dhe ashkla-janë të përqëndruar kryesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni dhe Serbi. Përdorimi i sobave me dru dhe bojlërve me dru të vegjël janë të përhapur në të gjitha vendet e rajonit, ndërsa ngrohësit me peleta druri dhe ashkla janë më pak të përpahur.
Lexo më shumë

Partnerët