ENplus ((http://www.enplus-pellets.eu) është skema e certifikimit të cilësisë në të gjithë BE për peletat e drurit, bazuar në standardet e ISO – ISO 17225-2. Qëllimi i skemës së certifikimit ENplus është të sigurojë furnizimin me peleta druri për ngrohje në banesa, në ndërtesa tregtare dhe publike me një cilësi të përcaktuar qartë dhe konstante. ENplus mbulon të gjithë zinxhirin e furnizimit me peleta druri: nga prodhimi dhe zinxhiri i shpërndarjes së peletave të drurit deri te dyqani i furnizuesit përfundimtar.
Standardet teknike janë rregulla që synojnë të sigurojnë që lëndët djegëse të biomasës të jenë të standardizuara dhe krahasuese dhe janë pregatitur për lëndët e tilla si peletat e drurit, birketat e drurit, ashklat, trupat e drurit të ndarë dhe peletat bujqësorë. Ato përcaktojnë kërkesat për lëndët djegëse të biomasës dhe përcaktojnë se si kontrollohet respektimi i këtyre kërkesave.
Lëndët kryesore të biomasës për ngrohje përbëhen nga materialet e para të pylltarisë dhe industritë e përpunimit të drurit.