ZBULONI MË SHUMË RRETH NESH DHE MISIONIT TONË

FILLONI SOT PËR NJË TË NESËRME MË TË MIRË
Rreth projektit "Ngritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ngrohjen në bazë të Biomasës në Ballkanin Perëndimor"

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor (B-P), (duke përfshirë dhe Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën(BeH), Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Serbinë) biomasa është burimi më i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme që përdoret për ngrohje, duke mbuluar 42 % të kërkesave për ngrohje.  Sidoqoftë, sobat e paefektshme dhe që rrjedhin prodhojnë nivel të lartë të ndotjes së brendshme dhe përdoren në më shumë se në 1.9 milion ndërtesa (një e katërta e ndërtesave totale), ndërsa 24% e ndërtesave përdorin kryesisht HOB të vogla të paautorizuara të furinizuar me drurë. Duke marrë parasysh këtë fakt, ekziston nevoja dhe një mundësi e qartë për të bërë ngrohjen e bazuar në  biomasën më efikase dhe më të qëndrueshme nëpërmjet promovimit të teknologjive moderne të ngrohjes me biomasë dhe karburante (të tilla si soba efikase, furra, kaldaja, me dru, paleta druri) dhe një potencial të madh për rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e ndotësve të dëmshëm për shëndetin. Një ndër shkaqet kryesore të joefikasitetit është se drutë e zjarrit zakonisht ruhen për një periudhë të shkurtër kohore dhe ndizen kur kanë ende një përmbajtje të lartë lagështie. Për më tepër, promovimi i zgjidhjeve të pastra dhe efikase për ngrohjen me biomasë mund të kontribuojë në zhvillimin e sektorit privat (prodhuesit e sobave, furnizuesit, shërbimet mbështetëse), mikrofinancimi (financimi i konsumatorit) dhe pylltaria e qëndrueshme.

Me mbështetjen e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Banka Botërore përfundoi "Studim Sektoral  për Ngrohjen në bazë- të Biomasës në Ballkanin Perëndimor"

". Studimi synonte të ndihmonte vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Malin i Zi, Serbinë , dhe ish Republika Jugosllave të Maqedonisë –të  identifikojë opsionet e mundshme të investimit dhe masat e politikave për të rritur përdorimin e biomasës për ngrohje në mënyrë të qëndrueshme. Projekti u financua nga Fondi i Grantit të Përbashkët në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Një plan udhëzues gjithëpërfshirës për të përmirësuar më tej kushtet rregullatore, politike dhe të tjera dhe për të rritur volumin e furnizimit të qëndrueshëm të biomasës dhe për të përmirësuar disponueshmërinë me qëllim sigurimin e investimit në teknologji efikase për ngrohje me bazë-bio është pregatitur, me qëllim që të ofrojë udhëzime për politikat dhe financimet në afatshkurtra (deri në vitin 2020), dhe afatmesme deri afatgjatë (deri në vitin 2030). Ai përfshin një sërë aktivitetesh konkrete dhe të ndërlidhura që do të lehtësojnë largimin e pengesave dhe përmirësimin e kushteve rregullatore, politike dhe të tjera në rajon, duke bërë kështu që të bëhet më efikas dhe të rritet ngrohja në bazë të biomasës në rajonin e B-P.

Si një agjendë ndërsektoriale, shkalla e rritjes së ngrohjes në bazë të biomasës do të kërkojë që të gjithë këta aktorë të jenë të ndërgjegjshëm rreth sfidave dhe zgjidhjeve.  Ndërgjegjësimi në të gjitha grupet e interesuara në BP (duke përfshirë p.sh. agjencitë qeveritare, sektori privat / prodhuesit / furnizuesit, OSHC aktive në fushën e pylltarisë, bujqësisë dhe përdorimit të biomasës dhe konsumatorët finalë) në lidhje me politikën, furnizimin dhe kërkesën për kosto konkurruese - efektive dhe teknologjitë e biomasës me efikasitet energjetik si dhe përfitimet e lidhura me to është i ulët dhe pengohet nga mungesa e burimeve të besueshme të informacionit.

Kërkesa rajonale për pajisje të certifikuara të ngrohjes me biomasë pengohet nga ndërgjegjësimi i ulët i blerësve për përfitimet e certifikimit dhe efikasitetit të pajisjeve. Gjithashtu ndikohet dhe nga mungesa e mekanizmave mbështetës efektiv (p.sh. mikrofinancimi, mbështetja pas shitjes, furnizimi i qëndrueshëm i karburantit etj.), legjislacioni i duhur, si dhe çmimet e larta për aparatet e ngrohjes efikase. Aktivitetet për rritjen e ndërgjegjësimit mund të ndihmojnë në kuptimin e barrierave ekzistuese specifike, që shpesh është hapi i parë për t'i kapërcyer ato dhe për të mobilizuar mbështetjen për zgjidhjet e mundshme.

Për këtë qëllim, me mbështetjen e Sekretatiatit të Komunitetit të Energjisë, Banka Botërore ka iniciuar projektin "Ngritja e Ndërgjegjësimit Publik për Ngrohjen në bazë të Biomasës në Ballkanin Perëndimor"—Pregatitja e Materialeve për Rritjen e Ndërgjegjësimit, Planeve dhe Realizimi i Tryezës së Rrumbullakët për Ngritjen e  Ndërgjegjësimit”, financuar nga Korniza e Investimit të Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Objektivat kryesore të këtij projekti janë:

a) Të zhvillojë një paketë me materiale për ndërgjegjësimin e konsumatorit (web site, materiale të shtypura - postera, fletëpalosje, etj.) për të ndihmuar në fitimin e besimit të konsumatorëve në lidhje me pajisjet efikase për ngrohjen me biomasë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për përdorimin e tyre dhe përfitimet e rëndësishme socio-ekonomike (shëndeti, kursimet, mjedisi etj.), kostot dhe burimet e financimit.

b) Të zhvillojnë materiale informative që mund të përdoren për informimin dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të vendimmarrësve në nivelin e politikave dhe për të nxitur dhe motivuar vendimmarrjen dhe zbatimin e politikave. Këto materiale duhet të inkurajojnë qeveritë dhe partnerët donatorë që të ndërmarrin veprime për të promovuar një treg për zgjidhje të qëndrueshme dhe efikase të ngrohjes në bazë të biomasës.

c) Zhvillimi i materialeve edukative që mund të përdoren për qëllime informimi dhe edukimi për grupet e OJQ-ve / avokimit dhe aktorëve të sektorit privat (prodhuesit, furnizuesit dhe ofruesit e shërbimeve të tjera) me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre për shpërndarjen e përfitimeve të karburanteve të biomasës për konsumatorët.

Partnerët